Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Kasami prezanton Sedat Mamutin i cili do të udhëheq departamentin Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Lëvizjes Besa - Koha News
Kasami prezanton Sedat Mamutin i cili do të udhëheq departamentin Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Lëvizjes Besa 1

Kumtesë nga Lëvizja Besa


Mirë se vjen Sedat Mahmudi,
Me pëlqim të kryetarit Bilall Kasami si dhe me pajtueshmërinë e anëtarëve të kryesisë qendrore, Sedat Mahmudi tani e tutje do të jetë Drejtor i Departamentit të Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit.
Sedat Mahmudi është i lindur në Tetovë, në vitin 1974. Pas kryerjes së shkollës së mesme studimet deridiplomike i vazhdoi në fushën e administrimit të biznesit në Izmir të Turqisë. Në vitin 2006, merr titullin Magjistër i Adminstrimit të Biznesit – Në fushën e Financave të Korporatës, avancohet si ligjërues pranë UEJL, kryesisht duke i mbuluar lëndët financiare dhe të ekonomiksit të ligjeruara në gjuhën Angleze. Në periudhën 2007 – 2011, ushtron detyrën e drejtorit te Bankës ekonomike në Tetovë. Në vitin 2013 e mbron disertacionin e doktoraturës me tezën: “Strategjitë agresive në bankingun komercial nën jostabilitetin ekonomik – rasti i Maqedonisë” dhe merr gradën shkencore, Doktor i shkencave Ekonomike.
Në periudhën 2014-2016 ka punuar si docent në Universitetin Ndërkombetar Balkani, dhe si bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin AAB dhe Universitetin ‘’ Universum” në Republikën e Kosovës. Në periudhën 2016 – 2022 ka ushtruar detyrën e drejtorit financiar në ndërmarrjen ndërkombëtare GCL ND group, në fushën e energjisë së rinovueshme. Është autor i një libri të botuar dhe mbi 20 punime shkencore të botuara në revista të ndryshme shkencore. Është i certifikuar në fushën e energjisë së rinovueshme dhe financave të gjelbërta.

By vull