Maksimov është grumbulluar me Maqedoninë U21, ndërsa Jakupi, Nuhiji dhe Meliqi janë pjesë e përfaqësueses U19.

Pauza ndërkombëtare e kampionateve vendore ka bërë që stafi teknik tu japë futbollistëve 3 ditë të lira, që është e mirëseardhur pas orarit të ngjeshur, mirëpo të njejtën nuk mund ta shfrytëzojnë 4 lojtarë të ri shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese të shpresave të vendit.

Metodi Maksimov është grumbulluar me përfaqësuesen U21, e cila më 17 tetor në Kishinjev do të përballet me Moldavinë U21.

Ndërkohë Maqedonia U19 në Poloni nga 8 deri më 18 tetor merr pjesë në turne kualifikues për Kampionatin Evropian dhe seleksionuesi Toni Jakimovski nga Shkëndija ka zgjedhur Lorik Jakupin, Amir Nuhijan dhe Enes Meliqi.

By vull