Kavajë, stadium i ri me standardet më të larta të UEFA-s

Qyteti i Kavajës do të ketë së shpejti një stadium të ri futbolli, i projektuar mbi bazën e një koncepti modern dhe ambicioz. Projekti fitues u shpall në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në prani të përfaqësuesve të FSHF-së, Bashkisë së Kavajës, arkitektëve vendas e të huaj, si dhe studios arkitekturore “Focus Architecture”, e cila solli një vizion të ri për impiantin sportiv të qytetit.

Stadiumi i ri do të ndërtohet sipas standardeve të kategorisë 4 të UEFA-s, niveli më i lartë për infrastrukturën futbollistike, çka e bën të përshtatshëm për organizimin e ndeshjeve të të gjitha kategorive, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Përveç funksionit sportiv, projekti përfshin edhe hapësira për komunitetin, që do të shërbejnë për aktivitete publike dhe sociale. Me një arkitekturë moderne, funksionalitet të lartë dhe integrim të plotë me zonën urbane përreth, stadiumi pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme për jetën sportive dhe shoqërore të Kavajës.

Ky është një investim i përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Kavajës, me synimin për të vendosur një standard të ri për infrastrukturën sportive në qytetet e vogla shqiptare.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights