Këshilltarja Ramadani kritikon ashpër kryetaren Arsovska për krizën e ujit dhe pastërtisë në Shkup

Shkupi po përballet me një krizë serioze në aspektin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe pastërtisë, ndërsa mungesa e reagimit të institucioneve po rrit pakënaqësinë në opinionin publik. Reagimi më i fundit ka ardhur nga Rejhane Ramadani, këshilltare nga koalicioni VLEN në Qytetin e Shkupit, e cila përmes një statusi ironik në rrjetet sociale kritikoi ashpër kryetaren e qytetit, Danella Arsovska.
“Faleminderit Danella dhe Blerim, kush ka nevojë për ujë të pijshëm kur kemi mbeturina dhe papërgjegjësi? Shkupi ju përshëndet me etje!”, shkroi Ramadani, duke theksuar mosmenaxhimin dhe neglizhencën e kryetares Arsovska ndaj problemeve themelore të qytetarëve.
Kjo situatë po sjell shqetësim të madh te banorët e Shkupit, të cilët presin një përgjigje dhe veprime konkrete nga institucionet për të përmirësuar gjendjen e ujit dhe pastërtisë në kryeqytet.