Ballina Fillimi Këto janë ushqimet më të shëndetshme për trupin tuaj (Foto)

Këto janë ushqimet më të shëndetshme për trupin tuaj (Foto)

Spread the love

Harrojini çokollatat apo pijet energjike, ushqimet e shëndetshme dhe bio mund të rrisin energjinë e trupit tuaj pa ju shëndoshur.

Perimet, agrumet dhe zarzavatet janë disa prej ushqimeve që mund të shtojnë energjinë e trupit tuaj duke ruajtur linjat.Arroret- Janë ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe rrisin energjinë trupore pa rritur peshën e trupit tuaj.

Jogurt

Image

– Kosi i frutave ose kosi natyral kanë vlera të larta ushqimore dhe i bëjnë mirë lëkurës, sidomos kosi natyror.

Salmoni- Është një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të omega-3 i cili ulë kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ju jep shumë energji.

Kërpudhat

Image

Një racion me kërpudha ju ofron gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj, përpiquni t’i keni shpesh në tavolinën tuaj.

Spinaqi- Është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Mund ta gatuani të zierë apo sallatë.

Kunguj dhe fara luledielli– Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.

Patatet- Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “bukë e gjellë” nga populli.

 

Uji- Megjithëse mund të duket si  një shprehje tepër e rëndomtë pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ulë lodhjen.

Zarzavate të freskëta

Image

– Është thënë shpesh që zarzavatet dhe dietat mesdhetare janë idealet për shëndetin. Përpiquni që në tavolinën tuaj të mos mungojë domatja, kastraveci apo specat.

Vezët- Dikur konsideroheshin të tepërta vezët, sidomos nëse haje më shumë se 1 në ditë, por gjërat kanë ndryshuar. Sa më shumë vezë të hani aq më shumë proteina dhe vitamina do të merrni.

Verified by MonsterInsights