Koha e duhur për të lënë duhanin: CIGARET PO SHTREJNTOHEN!
1 min read
Nga dje, cigaret e importuara nga Serbia janë rritur për dhjetë denarë për paketë. Tregtarët thonë se distributorët ua kanë njoftuar pak ditë më parë, por janë të befasuar nga përqindja. Cigaret e prodhuesve vendas ende shiten me çmimet e vjetra, por nuk dihet deri kur. Herën e fundit që çmimi i cigareve ka ndryshuar ka qenë në shkurt të vitit të kaluar dhe më pas në korrik për shkak të rritjes së akcizës.
Sipas hulumtimeve më të fundit, Maqedonia është në mesin e 10 vendeve më të mira në botë sipas prevalencës së pirjes së duhanit dhe numrit të përgjithshëm të cigareve të pira në ditë për duhanpirës, ndërsa 40 për qind e popullsisë janë duhanpirës.