Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim ambasadorin Suedez në Kosovë SH.T.Z. Jonas Westerlund

1 min read
Fillimisht, Gjeneral Jashari ka njoftuar Ambasadorin Westerlund për të arriturat e FSK-së, në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve. Tutje, Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe e ka ftuar atë ta rrisin bashkëpunimin duke pasur parasysh që aleancat dhe partneriteti janë kyç drejt garantimit të sigurisë në rajon dhe me gjerë.
Nga ana tjetër, ambasadori Westerlund, gjithashtu, shprehi gatishmërinë që të ketë rritje dhe konkretizim të bashkëpunimit dy-palësh.
All reactions:

89