Njoftim nga Komuna e Strugës:
Ju njoftojmë se në lidhje me kërkesë nga MPB – Njësia për çështje civile – Departamenti për çështje administrative Ohër dhe Strugë, për automjetet, për transport auto taksi të pasagjerëve, janë paraparë tabela të posaçme të regjistrimit me ngjyrë të verdhë.
Komuna e Strugës ka filluar me realizimin e kësaj kërkese, prandaj i njoftojmë të gjithë qytetarët dhe vizitorët e qytetit të Strugës se nëse duan të përdorin taksi automjet të licencuar nga institucionet duhet të zgjedhin ato me tabelë (regjistrim) me ngjyrë të verdhë.
