Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Komuna e Tetovës bëri promovimin e autobusit elektrik

1 min read

Kumtesë nga Komuna e Tetovës:

Sot, drejtori i NP “Tetova Transport” – Tetovë z.Rafiz Mejdija së bashku me Kryetarin e Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami, si dhe përfaqësues nga “AutoMaqedonia” nëpër rrugët e qytetit të Tetovës bëmë promovimin e autobusit elektrik “Anadolu IZUSU” të parët të këtij lloji që promovohet këtu tek ne me një kapacitet prej 43 udhëtarë që mund të përshkojë 300 km. Jemi dëshmitar se sa praktik, ekologjik dhe ekonomik janë këta autobus.

Së bashku do të punojmë që këta autobus të qarkullojnë në qytetin tonë për të ulur ndotjen e ajrit dhe zvogëluar shpenzimet e Ndërmarrjes sonë.