Thursday, July 25, 2024
spot_img

Komuna e Tetovës me gjithë mekanizmat që disponon me sukses kreu intervenimet gjatë motit të ligë

Siç edhe kemi parë dje, Tetovën e kaploi një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erë të fortë, shi dhe breshër, që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk ka pasur humbje jetësh apo lëndime të rënda.

Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, NJTKZ ka ndërhyrë në disa lokacione të qytetit. Konkretisht, kemi ndërhyrë në 43 objekte dhe në disa pika kritike ku ka pasur grumbullime të mëdha të ujit, të cilat nuk kanë mundur të përballohen nga kanalizimet e qytetit, pavarësisht se këto kanalizime kanë qenë të pastruara. Ky angazhim tregon përkushtimin tonë për të mbrojtur qytetarët dhe pasuritë e tyre.

Njësia jonë ka ndërhyrë edhe në komunat e tjera që gravitojnë në ultësirën e Pollogut. Në komunën e Jegunovcit kemi ndërhyrë në një shtëpi ku ishin të ngujuar 6 persona (4 të moshuar dhe dy të rinj) për shkak të sasisë së ujit që kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Kjo dëshmon se ne nuk lëmë asnjë qytetar të vetëm në kohë nevoje, pavarësisht se ku ndodhet.

Gjithashtu, dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në të mbjellat bujqësore në rajonin tonë. Për këto dëmei jemi drejtuar MBPEU që të ndërmarrin hapat e nevohsme ligjore me qëllim tëdëmshpërblimit të të gjithë bujqive në rajinin tone të cilët kanë pasur dëme në kulturat bujqësore.

Për dëmet e tjera, qytetarët duhet të drejtohen tek Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat, në numrin e telefonit 112. NJTKZ dhe Komuna e Tetovës do të jetë gjithmonë pranë jush për të siguruar që çdo kërkesë dhe nevojë e juaj të trajtohet me seriozitetin më të madh.

Ne do të vazhdojmë me ndërhyrjet në të gjithë qytetin edhe gjatë ditës së sotme. Lusim qytetarët që kanë nevojë për çdo intervenim të lajmërohen tek NJTKZ që të mund të ndërhyjmë sa më shpejt. Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë dhe do të dalim më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT