Komuna e Tetovës: Vandalizmi i pajisjeve urbane do të ndëshkohet

Komuna e Tetovës ka reaguar ndaj aktëve të vandalizmit që po ndodhin në qytet, duke theksuar se shkatërrimi i pajisjeve urbane nuk i sjell dobi askujt.

 

Sipas kumtesës, disa qytetarë të pandërgjegjshëm vazhdojnë të shkatërrojnë pajisjet publike, duke shëmtuar imazhin e qytetit.

 

Komuna apelon tek qytetarët që të kujdesen dhe të ruajnë qytetin, pasi Tetova është e të gjithëve. Po ashtu, theksohet se ata që angazhohen në akte vandale do të përballen me ndëshkime përkatëse.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights