Komunikatë për shtyp: “Madam Baterflaj”, operë emocionuese në kuadër të “Mbrëmjeve të 53-ta të Operës së Majit” më 23 maj, ora 20:00

Për: Redaksinë e Kulturës
Komunikatë për shtyp: “Madam Baterflaj”, operë emocionuese në kuadër të “Mbrëmjeve të 53-ta të Operës së Majit” më 23 maj, ora 20:00
Të nderuar,
Në kuadër të edicionit të 53-të të festivalit “Mbrëmjet e Operës së Majit”, më 23 maj, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të interpretohet një nga kryeveprat e artit operistik botëror – “Madam Baterflaj” nga Xhakomo Puçini.
Dirigjent i shfaqjes është mysafiri nga Italia, Marko Boemi, ndërsa regjisor është Aleksandar Tekeliev nga Bullgaria. Skenografia është e Zhivojin Trajanoviqit, ndërsa kostumografia e Lira Grabul. Koncert mjeshtër është Verica Lambevska, kurse mjeshtër kori Jasmina Gjorgeska dhe Gjurgica Dashiq.
Roli kryesor (Co Co San – Madame Baterflaj) do të interpretohet nga e ftuara nga Serbia, Marija Jeliç, roli i Pinkerton do të interpretohet nga Gjorgji Cuckovski, roli i Sharples do të interpretohet nga Luis Kansino nga Spanja, rolet e tjera do të interpretohen nga: Marika Popoviç, Dejan Stoev, Neven Siljanovski, Jane Dunimagloski, Sonja Pendovska Madevska, Valentina Dimitrievska, Oleg Cuckovski, Nikola Stojçeski, Marko Gapo, Darko Stanojlovski, Borko Bixhovski, Filip Mirçevski, Nikola Çedomirovski, Shinasi Ramadani, Marko Dimovski së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.
Opera “Madam Baterfly” është një dramë muzikore për dashurinë, tradhtinë dhe shpresën, e treguar përmes muzikës së jashtëzakonshme të Xhiakomo Puçinit. Në këtë vepër, Puçini kombinon me mjeshtëri elementë të kulturës perëndimore dhe lindore, duke krijuar momente dramatike muzikore që prekin çdo dëgjues. “Nëse nuk prekem, nëse libreti nuk më prek zemrën… atëherë nuk është për mua.” Puçini e dinte saktësisht se çfarë kërkonte në një libreto opere dhe fakti që historia e “fluturës” delikate japoneze e preku thellë, pasqyrohet në çdo notë të partiturës së operës së tij të famshme.
Me respekt,
Sektori i marketingut dhe i marrëdhënieve me publikun pranë Operës dhe Baleti Nacional