Kongresmeni Ritchie Torres kërkon shkarkimin e Kingsley Wilson: Deklarata kundër Kosovës përbën skandal për Departamentin e Mbrojtjes!

Advertisement
Adv ertisement
Advertisement

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka dërguar një letër Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke kërkuar shkarkimin e Kingsley Wilson nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes. Kjo kërkesë vjen pas një postimi të Wilson në fund të vitit 2023 në rrjetin social ‘X’, ku ajo shkruante: “Make Kosovo Serbia again” (Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi), një deklaratë që Torres e ka cilësuar si një ofendim për integritetin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

 

Torres ka kritikuar ashpër emërimin e Wilson, duke theksuar se ky postim është një sulm direkt ndaj Kosovës, aleatit më pro-amerikan në Evropë. Ai ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Wilson, duke shtuar se komentet e saj janë të papërshtatshme për një pozicion të tillë në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA, pasi ato bien ndesh me vlerat e integritetit dhe besimit të këtij departamenti.

 

Në letër, kongresmeni Torres ka përmendur edhe qëndrimet e tjera të Wilson që janë konsideruar pro-Kremlinit dhe antisemitiste. Ai e ka quajtur emërimin e saj një shkelje të vlerave themelore të Departamentit të Mbrojtjes, duke theksuar se këto qëndrime janë të papranueshme dhe të dëmshme për imazhin e SHBA në nivel ndërkombëtar, sidomos në lidhje me aleatët e saj, përfshirë Kosovën.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights