Thursday, July 25, 2024
spot_img

Konventa II e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët zgjodhi Yllka Nuredinin për kryetare të FRASH-it.

Nga 608 delegatë të pranishëm nga gjithsej 650, në Konventën e dytë të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), me votë unanime, Yllka Nuredini u zgjodh Kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.
Paraprakisht, delegatët miratuan rregulloren e punës së Konventës si dhe miratuan rregulloren e FRASH-it me mbështetje të gjithë delegatëve të pranishëm.

Rinistëve në Konventën e sotshme, iu drejtua me fjalë përshëndetëse kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Taravari theksoi se nuk ka kaluar shumë kohë që kemi fituar zgjedhjet dhe e dini se ju Rinista keni qenë benzina e makinës së Ndryshimit.

“Ndryshimi është një aksion, vepër, mision që na takon të gjithëve. Secili duhet të angazhohet maksimalisht që të sjellim shtetin që e duam dhe duhet. Shteti është një përgjegjësi, detyrim dhe mision i të gjithëve!
Ju nuk jeni e ardhmja e këtij e vendi, ju jeni e tashmja, dhe meqë kënga që hyra është një nga këngët e mia të preferuara, ashtu si thotë Tina Turner: You’re simply the Best! Ndryshimi bëhet vetëm  TASH Me FRASH!”, përfundoi Taravari.

Fjalë rasti pas marrjes së besimit të delegatëve, pati edhe kryetarja e sapozgjedhur e FRASH-it, Yllka Nuredini.

Kryetarja Nuredini u zotua se do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm në mbrojtjen dhe forcimin e Aleancës për Shqiptarët, duke ndjekur parimet e FRASH-it si organ autonom i ASH-së, si dhe planprogramit:

-Barazia dhe mundësitë e barabarta,
parandalimi i diskriminimit,
pavarësia dhe demokracia,
transparenca dhe llogaridhënia,
profesionalizmi dhe meritokracia,
nxitja e ndërgjegjesimit për rëndësinë e të rinjve dhe rolin e tyre social,
ndërkulturalizmi dhe gjithëpërfshirja,
bashkëpunimi ndërinstitucional në krijimin dhe zbatimin e politikave në dobi të rinisë.

Planprogrami përbëhet prej 4 pikash:

1. FRASH – gjithëpërfshirës ku përshkruhet mënyra e organizimit, strukturimit dhe funksionimit të Forumit Rinor dhe aktiviteteve të saj.

2. FRASH – Në gjithëpërfshirje –
FRASH-i do të ketë pozita në subjektin politik Aleanca për Shqiptarët dhe jashta subjektit të saj.

3. FRASH  – AKTIV –   Do të angazhohet për Krijimin e grupeve të ndryshme të FRASH-it, që ne si të rinj të kemi organe  në perfaqësim si të problemeve ashtu edhe të aktiviteteve  por edhe perfaqësimin e të rinjve në daljet e debateve politike televizive!

4. FRASH – Shkollë politike
FRASH do të angazhohet të përgatisë dhe shpresoj në prodhimin e liderëve të së ardhmes.

Ne si FRASH nuk do t’ia mbyllim derën askujt, do t’i pranojmë e respektojmë të gjithë ata të cilët kërkojnë me bindje dhe vullnet të pastër, të bashkohen në Forumin Rinor të Aleancë te vertet te Shqiptareve, theksoi më tej Nuredini.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT