Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Koreja e Jugut po punon në rrjetin e saj 6G - Koha News
Koreja e Jugut po punon në rrjetin e saj 6G 1

Koreja e Jugut po punon në rrjetin e saj 6G dhe synon ta lëshojë atë. Gjithçka ka të bëjë me teknologjinë më të avancuar, rrjete të avancuara celulare dhe softuer të gjeneratës së ardhshme dhe forcimin e zinxhirit të furnizimit, njoftoi Ministria e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Koresë.

Qeveria e Koresë së Jugut po inkurajon kompanitë vendase të prodhojnë materiale, komponentë dhe pajisje për zhvillimin e rrjetit 6G dhe është planifikuar një rrjet më modern për të furnizuar pjesët e nevojshme teknologjike. Me këtë iniciativë, Koreja e Jugut synon të jetë përpara botës përsa i përket teknologjisë 6G. Vendi ka ekonominë e katërt më të madhe të Azisë dhe mban 25.9 përqind të patentave 5G në 2022 – krahasuar me 26.8 përqind të Kinës. Zyrtarët e Koresë së Jugut shpresojnë të kalojnë shifrën prej 30 për qind sa i përket patentave 6G.

– Rrjeti 6G i lartpërmendur do të bashkojë virtualin me botën reale… Ky rrjet 6G do të transferojë komunikimin holografik nga fantashkenca në jetën reale – pohon Zhang Yongtao, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Ericsson për Kinën.

Hulumtimi për teknologjinë e ardhshme tashmë është duke u zhvilluar dhe i gjithë projekti kushton mbi 482 milionë dollarë.

By vull