Një valë e re e koronavirusit ka mbërritur në Evropë dhe numri i të infektuarve po rritet në Gjermani. Ministri i Financave Christian Lindner dhe ai i Mbrojtjes Boris Pistorius anuluan takimet këtë javë pasi rezultuan pozitivë me Covid, shkruan dpa.
Presidenti i Institutit Robert Koch, Lars Schaade, tha të hënën se ata kanë parë një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë COVID-19, për disa javë.
Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, nuk ka rregulla mbrojtëse si izolimi, mbajtja e distancës apo mbajtja e detyrueshme e maskave për fillim të vjeshtës.
Raste të reja
Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha gjithashtu se mund të priten sërish një numër i madh i rasteve të infektimit me korona, por edhe se ka imunitet të gjerë në popullatë.
Sidoqoftë, Lauterbach bëri thirrje për vaksinimin e rekomanduar shtesë.
– Infeksioni Covid nuk është ftohje, nuk është gjë e vogël – tha ai.
Personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të konstatuara duhet të zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e tyre dhe të “freskojnë” mbrojtjen me vaksinim.
Ministri i Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch kanë rekomanduar mbajtjen vullnetare të maskave në situata të caktuara.
Gazeta “Frankfurter Rundschau” shkruan se vala e infeksioneve është jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit kur temperaturat e ajrit janë në nivele verore.
Maska mbrojtëse
Në të gjithë Gjermaninë, numri i rasteve të COVID-19 për 100,000 banorë është nëntë, në Hesse dhjetë.
Menaxhmenti i Spitalit Universitar në Frankfurt u ka dhënë një “rekomandim urgjent” punonjësve që të mbajnë përsëri mbrojtjen e gojës dhe hundës, thotë Jürgen Graf, drejtor mjekësor dhe kryetar i bordit. Jo vetëm për shkak të koronës, por në përgjithësi si “masa parandaluese ndaj infeksioneve sezonale dhe pushimeve mjekësore që rezultojnë”.
Maska është rikthyer edhe në skenën e rrugës. Në transportin publik lokal ose në supermarket, personat me maska mbrojtëse mund të shihen përsëri.