Kosova përfiton njohjen e re nga Sudani, Ambasada britanike e uron

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga Sudani para dy ditësh. Në një postim në Facebook, ambasada e ka vlerësuar këtë njohje si një hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. “Sudani bëhet vendi i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime,” thuhet në urimin e ambasadës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani ka vendosur ta njohë Kosovën si të pavarur.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights