Kosovë, Maqedonci: Bashkëpunimi me Turqinë po zgjerohet në fusha kyçe

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë ndërtuar mbi mirëbesimin dhe do të kenë një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.

“Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, shkroi Maqedonci në një postim në rrjete sociale.

Ai shtoi se blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, si dhe trajnimet e përbashkëta janë disa nga fushat që tashmë kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit.

“Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, tha Maqedonci.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights