Home Vendi Kostadinovska-Stojçevska: Me rritjen e pagës minimale automatikisht rriten edhe pagat e punëtorëve...

Kostadinovska-Stojçevska: Me rritjen e pagës minimale automatikisht rriten edhe pagat e punëtorëve të kulturës

0

Buxheti i reduktuar i Ministrisë së Kulturës për këtë vit është për faktin se ne është dashur të sigurojmë pagat e punëtorëve të kulturës që janë të garantuara me Marrëveshje Kolektive, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në një deklarat në Kanal 77.

“Marrëveshja kolektive përmirëson pagat e punëtorëve të kulturës dhe stabiliteti i funksionimit të punëtorëve të kulturës dhe institucioneve të kulturës ishte një sfidë që e kemi vënë në fokus, sepse 51,3% nga buxheti i përgjithshëm është ndarë për paga”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo tha se në vitin 2019 është miratuar Marrëveshja Kolektive me Sindikatën, me të cilën përmes rritjes së pagës minimale rriten edhe pagat e punëtorëve të kulturës.

– Ata e meritojnë një Kontratë të tillë Kolektive, sepse kanë luftuar për të drejtat e tyre pesëmbëdhjetë vjet dhe kanë pasur të ardhura që nuk kanë qenë në nivelin arsimor dhe të nivelit të punës kulturore dhe artit me të cilin merren. Deri më tani pagat e tyre siguroheshin me ribalancim, ndërsa tani janë të siguruara në buxhet, tha ministri.

Previous articleEscobar: Pres finalizimin e aneksit për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës
Next article(VIDEO) Tërmet i fortë në Amerikën e Jugut: Njerëzit ikin në panik