Kovaçevski në takim me Këshillin e Ambasadorëve: Kemi nevojë për të gjitha njohuritë dhe memorien institucionale për integrimin historikisht më të rëndësishëm evropian që na pret

1 min read
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve, kryetarin Muhamed Halili, Tihomir Ilievski, Eleonora Petrova, Ljupço Arsovski, Iljaz Sabriu, Nano Ruzhin.
Në takim u diskutua për procesin aktual të skriningut, si dhe për hapat e ardhshëm që Qeveria po i zbaton në bisedimet me Bashkimin Evropian. Është përshëndetur përkushtimi i Qeverisë, i cili është i dukshëm në zbatimin e procesit të skriningut, por edhe në ruajtjen e kursit evropian të shtetit.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria është tërësisht e përafruar me politikat e BE-së, dhe natyrisht, si anëtare e NATO-s, kontribuon fuqishëm në unitetin dhe bashkimin në politikën e Aleancës.

Në takim u diskutua edhe për situatën globale me krizën energjetike të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës dhe zhvillimi i situatës dhe skenarët e mundshëm për dimrin e ardhshëm.