Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Shkup priti dhe u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borel dhe Komisionerin. për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji.
Në takim u bisedua për rëndësinë e hapit të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, si çështje me rëndësi për perspektivat e vendit tonë dhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi përfaqësuesit e lartë evropianë për kontributin e tyre, si dhe partnerët evropianë, për suksesin e përbashkët në hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin, korrikun e kaluar.