Nga ajo që kam dëgjuar dhe nga ajo që keni dëgjuar, është e qartë se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Ky është përfundimi i përbashkët i takimit. Këto janë vendime të të gjitha partive, të gjithë shoqërisë dhe nuk është proces i një Qeverie, por i të gjithëve, tha kryeministri Dimitar Kovacevski pas takimit me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski.
Shteti është në rrugën e duhur dhe për këtë kemi konfirmim nga partnerët ndërkombëtarë, thekson kryeministri.
– Sot jemi shembull i një shoqërie që i ka zgjidhur marrëdhëniet e veta dhe kjo shihet në raportin e OKB-së ku Marrëveshja Kornizë e Ohrit renditet si marrëveshje me zgjidhje të përhershme në një vend me diversitet. Ne e kemi verifikuar shumë herë gjuhën dhe identitetin maqedonas, u tha ndër të tjera gazetarëve Kovaçevski.