
Takimi i sotëm është i pari nga një sërë takimesh që do t’i fillojmë dhe do t’i udhëheqim në procesin e gjerë konsultues me opinionin tanë. Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ministri Osmani sot e shpalosë dhe procesit dhe propozimit para partnerëve të koalicionit. Biseduam me fakte, detaje por duke pasur parasysh pozicionin dhe qëllimin tonë, anëtarësimi në BE.
Pozicioni në të cilin gjendem sot është më i përshtatshëm për ne, pozicioni ynë dhe strategjia jonë dhanë rezultate. Para nesh kemi propozim që i inkorporon shënimet tona dhe qëndrimet e shprehura qarte.
Për të ndërtuar qëndrim zyrtar si shtet me këtë takim sot e filluam procesin e gjerë konsultativ. Do t vazhdojmë edhe me Presidentin e shtetit, që është tërësisht deri më tani i drejtuar dhe i konsultuar me të gjitha detajet, do të debatojmë dhe në Kuvend dhe me opozitën, si dhe me sektorin civil, mediat, opinionin ekspert në vend.
Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin serioz, përgjegjës dhe qëndrim shtetëror për mundësinë që hapet për vendin tonë.
Të gjitha pohimet në forma të ndryshme konsideroj se u fundosën. Si Qeveri parimisht u përmbajtëm në pozitat shtetërore në raport me bisedimet me Bullgarinë në çdo pikëpamje, e mbrojtëm interesin nacional dhe identitetin maqedonas nacional.
Premtuam se do të përpiqemi për të mbajtur linjat e kuqe kryesore të cilat me muaj i përsërisim dhe për të cilat Kuvendi e miratoi Rezolutën konsensuale. Kjo është më se e qartë tani që është ashtu.
Në propozimin evropian kemi përcaktuar qëndrime për pranim të qartë dhe pa hamendje të gjuhës maqedonase, si dhe që protokolli të mos jetë në kornizën e negociatave. Është shumë e rëndësishme që pozicioni ynë për të filluar më tej dhe pa kushte të procesit të negociatave dhe mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Bashkimin Evropian është inkorporuar gjithashtu edhe në propozimin që na është dorëzuar.
Dua të ripërsërisë se ne kemi një plan dhe një strategji që po jep rezultate.
Procesi për marrjen e një vendimi përfundimtar është transparent dhe detajet përkatëse do t’i ndajmë me publikun. Pas këtij takimi, i gjithë propozimi do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë.
Por më së shumti nga ne varet se si do të rrjedhë dhe në cilin drejtim do të lëviz ai proces. Prandaj ky është takimi i parë në vend, ky është vendi i parë dhe më i rëndësishëm për sjelljen e qëndrimeve të mençura, precize dhe burrështetas.
Në bashkëngjitje të këtij e-maili Ju dërgojmë në mënyrë integrale propozimin e presidencës franceze.