Ndodh që të grabiten shtëpi futbollistësh të famshëm, viktima e fundit e grabitësve ka qenë Sergio Ramos dhe një nga kriminelët që merret pikërisht me punë të tilla është dhënë një intervistë për “El Español” spanjolle .
Është kreu i një bande shqiptare të njohur vetëm me emrin Alberto. Thuhet se Alberto është njeriu kryesor i grupit që numëron mbi njëqind kriminelë.
– Ne grabitëm Kari Benzema, dhe një herë tentuam të grabisnim Cristiano Ronaldon. Ne hymë në shtëpinë e tij në Madeira, por plaçka që gjetëm nuk ishte joshëse. Para 11 vitesh kemi hyrë edhe në shtëpinë e Johan Cruyff, nuk e dinim se ishte e tij. E kuptuam se e kujt kur pamë foto në mure. Arritëm të vidhnim sende me vlerë rreth 20 mijë euro – tha Alberto.– I ndalova disa herë personat që donin të hynin në shtëpinë e Messit. Sigurisht, nuk mund t’i ndal të gjitha përpjekjet e tilla, por këtë herë munda. Unë jam shumë krenar për këtë. Mund ta kisha grabitur vetë Messin, pata mundësinë të hyja në shtëpinë e prindërve të tij rreth një vit më parë. Nuk e bëra nga respekti për Messin – janë fjalët e Albertos.