Kroaci, zgjedhjet lokale do të mbahen më 18 maj: Fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatë

Qeveria e Kroacisë sot ka shpallur zgjedhjet lokale në Kroaci, të cilat do të mbahen më 18 maj. Vendimi hyn në fuqi nesër, kur do të fillojnë të rrjedhin afatet për mbledhjen e nënshkrimeve.
Qeveria e ka marrë vendimin në një mbledhje telefonike, dhe në zgjedhjet lokale të 18 majit, votuesit kroatë në javën e tretë të majit do të zgjedhin anëtarët e trupave përfaqësuese të komunave, qyteteve dhe qarkëve si dhe kryetarët e komunave, kryetarët e qyteteve dhe prefektët, si edhe zëvendësit e tyre nga radhët e pakicave kombëtare përkatësisht nga radhët e pjesëtarëve të kombësisë kroate.
Ndryshe, kandidatët për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale janë në rritje, vetëm në Zagreb, nëse gjykohet sipas situatës aktuale – më shumë se 10 kandidatë duan të ulen në karrigen e kryetarit të qytetit.