Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryeministri Kurti: Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astrit Deharin.

1 min read
“Me shumë dhembje e mall, por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin janë 5 vjet padrejtësi. Ai u mbyt në burg më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit ende s’janë gjykuar e dënuar, dhe përderisa s’është zbardhur në plotëni e drejta për të.”
“Astritin e kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për neve me aktivitetin dhe dashamirësinë që ka bërë. Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet të bëjmë e do të bëjmë reforma në sistemin e drejtësisë edhe për viktimat e luftës, të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg. Lavdi Astrit Deharit dhe gjithë dëshmorëve”, tha Kryeministri Kurti në prononcimin e tij pas homazheve të bëra te varri i Astrit Deharit në Prishtinë.