Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Kryeministri Kurti priti në takim zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina - Koha News
Kryeministri Kurti priti në takim zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina 1

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot në zyrën e tij, priti zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina.

Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi z. Colomina për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

E njoftoi z. Colomina për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krahë NATO-s dhe partnerëve.

Në takimin me z. Colomina dhe ekipin e tij, kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

By vull