Thursday, July 25, 2024
spot_img

KRYETARI GASHI MBAJTI FJALIM NË KUVEND ME RASTIN E SHËNIMIT TË DITËS BOTËRORE TË REFUGJATËVE

Kuvendi, në bashkëpunim me UNHCR-në, e shënoi Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 Qershorin, me ngjarje adekuate të hapur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

fjalimin e hapjes, Kryetari Gashi theksoi se këtë vit shënohen 30 vjet nga ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve, por edhe tri dekada nga themelimi i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Refugjatëve në vendin tonë.

Në atë drejtim, Gashi theksoi se Dhoma Ligjvënëse do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të ketë qasje pozitive ndaj të gjitha iniciativave që nënkuptojnë avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe mundësive zhvillimore të të gjithë atyre që për arsye të caktuara, u gjendën në një situatë kaq të palakmueshme, të ishin njerëz pa shtëpi, pa vatër, larg atdheut të tyre.

Jam veçanërisht krenar që shteti tregon empati të madhe.

Sipas Gashit, bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës, nga mizoria e konflikteve, e intolerancës ndëretnike, fetare apo çfarëdo forme tjetër që të humbin dinjitetin e tyre, t’i humbasin të drejtat themelore të njeriut, si arsimi, mbrojtja shëndetësore, sigurimi social…

Kryetari i Kuvendit theksoi se në periudhën e kaluar, falë bashkëpunimit intensiv të Kuvendit me UNHCR-në, përmes ndryshimeve në Ligjin për evidencën e amzës dhe Ligjin për të huajt dhe zbatimin praktik të tyre, situata me personat pa shtetësi u zgjidh, duke tejkaluar kështu problemin për mbi 700 qytetarë.

Përfaqësuesi i UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gabriel Gualano de Godoj, e vlerësoi punën e Kuvendit, por edhe të institucioneve shtetërore në tërësi për tejkalimin e problemit të personave pa shtetësi, por edhe falënderoi për qasjen e vendit ndaj refugjatëve nga Ukraina. Më pas vijoi diskutimi “Navigacioni nëpër sfidat dhe perspektivat legjislative: Roli i Parlamentit në ndërtimin e strategjive për sistemet efikase të azilit dhe mbështetja e shtuar për azilkërkuesit dhe refugjatët”, në të cilin morën pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT