Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami realizoi takim me përfaqësues të Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim ECPD

1 min read

Kumtesë nga Komuna e Tetovës:

Diskutuam për disa tema të rëndësishme, ku vlen të theksohen:
-projektet hulumtuese në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë të komunës, strategjinë për rregullimin hapësinor dhe zhvillimin e planeve hapësinore.
– trajnimin e personelit në vetëqeverisjen lokale në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe rajonal
– përgatitjen, planifikimin, vlerësimin e projekteve me rëndësi prioritare për zhvillimin lokal
– përgatitjen e dokumenteve strategjike për planifikim hapësinor të komunës
– bursa për studentë të ciklit pasuniversitarë, praktikantë, doktorantë në fushën e Menaxhimit në administratën e vetqeverisjes lokale dhe Zhvillimin Urban.
Nëpërmjet aktiviteteve të saja, kjo qendër synon promovimin e paqes, pajtimit, zhvillimit socio-ekonomik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar përmes ngritjes së kapaciteteve, gjë e cila arrihet me organizimin dhe ofrimin e studimeve pasuniversitare, kërkimit të aplikuar, konsultimit dhe shpërndarjes së njohurive.
Komuna e Tetovës edhe më tej do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe projekte që sjellin zhvillim dhe të ardhme më të mirë për të gjithë.