Kryetari Kasami mirëpret turistë gjermanë në Tetovë: Promovohet turizmi dhe trashëgimia kulturore

Sot në komunën e Tetovës, kryetari Bilall Kasami mirëpriti një grup turistësh nga Gjermania të cilët po qëndrojnë për vizitë në qytetin tonë. Gjatë takimit, kryetari Kasami i informoi vizitorët për punën dhe projektet që po realizon komuna, si dhe për kapacitetet turistike dhe vendet atraktive që ofron Tetova.
Në këtë kontekst, turistët u njohën edhe me historinë e pasur, kulturën dhe trashëgiminë unike të qytetit, duke theksuar se zhvillimi i vazhdueshëm i Tetovës vjen falë bashkëjetesës harmonike mes komuniteteve të ndryshme etnike.
Kryetari Kasami vlerësoi interesimin e turistëve gjermanë dhe theksoi rëndësinë e promovimit të Tetovës si destinacion kulturor dhe historik në nivel ndërkombëtar.