Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Kryetari Taravari promovoi investimet në Sh.F “Bashkimi” në Lagjen “Tullana” - Koha News
Kryetari Taravari promovoi investimet në Sh.F “Bashkimi” në Lagjen “Tullana” 1

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben taravari, me bashkëpunëtorët e tij kanë promovuar investimet në shkollën fillore periferike “Bashkimi” në lagjen Tullana që përfshin ndërrimin e dritareve, fasadë me efikasitet energjetik dhe renovim të brendshëm të klasave.

Ky investim me mjete të Komunës së Gostivarit në këtë kohë krize eneregjetike, ishte më se i nevojshëm, tha me këtë rast kryetarii Taravari. Ai paralajmëroi edhe linjë të re të ujëslejjësit dhe kanalizimit për këtë shkollë si dhe rregullimin e të gjitha toaleteve, të cilat pritet të realizohen vitin e ardhshëm.

I pyetur nëse shkollat e komunës së Gostivarit kanë aplikuar për rrymë të subvencionuar nga ana e Qeverisë, kryetari Taravari, me përgjigjen që dha nuk ishte i sigurtë nëse është kryer procedura e aplikimit, por shtoi se të gjitha shkollat aktualisht kanë nxemje.

Në shkollën fillore periferike “Bashkimi” në Lagjen Tullana, mësimin e ndjekin 160 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën, tha Rexhije Jusufi, drejtoreshë e shkollës “Bashkimi”.

Ndryshe, nga 1 dhjetori shkollat që kanë aplikuar për rrymë të subvencionuar nga ana e Qeverisë, do të furnizohen me rrymë për 95 për MW/h.

Afati i aplikimit ka qenë deri ditën e djeshme, por sot kryeministri e shtoi këtë afat dhe tha se shkollat që do aplikojnë ati, rrymë të subvencionuar do të marrin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

By vull