Kryetari Zeqirija Ibrahimi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Britanisë në nder të ditëlindjes së Mbretit Çarls III

Kryetari, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, zëvendëskryeministrin Arben Fetahin, ministrin për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Çarls III.
Në një atmosferë festive dhe miqësore, u riafirmua partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht në fushat kyçe si ekonomia dhe infrastruktura, të cilat përbëjnë një bazë të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim euroatlantik.
Kryetari Ibrahimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në interes të qytetarëve dhe të ardhmes euro-integruese të vendit.