KRYETARIT XHAFERI NË TIRANË DO I NDAHET TITULLI DOCTOR HONORIS NGA KOLEGJI UNIVERSITAR “QIRIAZI”
1 min read
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot do të udhëtojë për në Tiranë ku nesër (25 nëntor) do i ndahet Titulli Doctor honoris nga Kolegji Universitar Qiriazi në Tiranë.
„Doctor honoris causa“ është vlerësimi më i lartë që Kolegji Universitar Qiriazi i jep figurave te shquara për kontribut në fushën kombëtare, ndërkombëtare, akademike, shkencore ose kulturore, si dhe lidhjes së tij të veçantë me këtë Universitet. Senati Akademik i Kolegjit Universitar Qiriazi