Home / Kuriozitete / ShowBiz / Kujtim Ibrahimi godet me disa hite për fundvit

Kujtim Ibrahimi godet me disa hite për fundvit

Kujtim Ibrahimi është zë i njohur e i pëlqyer, që ia ka dalë sukseshëm në fushën e muzikës. Publiku e dëgjon me ëndje prej vitesh, ndërkohë 2018-shi ishte mjaftë i sukseshëm për të. Këngëtari gjatë gjithë vitit ishte i angazhuar në dasma e mbrëmje muzikore, andaj jo më kot thotë se do të donte që secili vit të ishte si 2018-shi.

Loading...

Këngëtari që e ka specialitet muzikën live, shpesh prezanton këngë me videoklipe, që bëhen të dëgjuara nga publiku. Kujtim Ibrahimi këtë fundvit ka marrë pjesë në xhirimet festive ku ka prezantuar disa këngë të reja. Ibrahimi ka ardh me “O syri bukur”, të cilen e ka kënduar tek produksioni “Vizioni Libonia”. Tregon se kjo këngë është punuar nga miku i tij Nexhmedin Vuniqi nga Lipjani, teksti i kësaj kënge është shkruar nga bashkëvendasi i tij nga Presheva, Vullnet Salihu. Edhe kënga tjetër me titull “Bojna dasëm” është punuar nga të njejtit bashkëpunëtorë dhe po tingëllon mrekullueshëm.

E, të gjitha këngët e reja të këngëtarit të njohur mund ti gjeni në Youtube, Facebook si dhe në Instagramin e tij personal Kujtim Ibrahimi Official. Kujtim Ibrahimi thotë se është mirënjohës ndaj publikut dhe përkrahësit të tij, mikut Butim Zejnullahu, që është njeri i rëndësishëm për të arriturat dhe i cili menaxhon karrieren e tij muzikore.

Këngëtari na tregon se planet per vitin 2019 sillen rreh editimit të një balade dhe dosa këngëve ritmike dhe këngëve të dasmave. Në planet e tij janë edhe disa bashkëpunime me kolegë e kolege, këngëtar të mirënjohur të estrades. Kujtim Ibrahimi për vit të ri do të jetë në Belgjikë në Liege në një mbrëmje familjare. Ai, gjithashtu jeton e vepron në Belgjikë.

Loading...