Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

AKTORI QE PRETENDON KINEMATOGRAFIN BOTERORE

3 min read
Loading...

Dijart Sylejmani një trembëdhjetë vjeçar jeton se bashku me familjen ne Shtetin Zviceran, pikërisht ne kantonin Solothurn. Talentin e Dijartit per aktrim e vërejtën prindërit e tij Bajram dhe Lumnije Sylejmani qe njëherit janë producent te filmit. Dijarti filloi ne Teatrin Antika Switzerland, ku u paraqit ne disa skena teatrale, ku me vone u regjistrua ne Kompaninë Filmike International Film Europe London-Swiss( IFES ).


Ku pas disa trajnimeve atij iu besua roli kryesor ne Filmin Kodi i Nderit ne Skenar dhe Regji te Regjisorit Evropian Valton Jakupit. Për të na treguar me shume për premierën e pare te filmit dhe planet e këtij aktori na flet vet Dijarti.

Koha News:    Dijart kur ke filluar te merresh me Aktrim ?

Dijarti:             Ne moshën 11 vjeçare u regjistrova ne Teatërin Antika Switzerland, ku aty i mora njohurit e para te Aktrimit, edhe pse e kisha dashur shume aktrimit, por këtu vendosa definitivisht qe mos ti ndahem Artit asnjëherë.

Koha News:    Ju para 1 viti keni marr pjesë edhe ne festivalin e aktrimit ne Shqipëri?

Dijarti:             Po, isha ne festivalin e Aktrimit ne Tirana te organizuar nga Mira Corance, isha me një monolog dhe për fat te mire u shpërbleva me çmimin Aktori me i mire i festivalit.

Koha News:    Po si arrite te kyçesh ne projekt Filmik ?

Dijarti:             Po duke qene ne Teatër, disa persona edhen dhe me than se te konkurroj për një projekt filmik te Kompanis Filmike IFES, dhe e bëra këtë, pastaj ramë ne kontakt edhe me Regjisorin Evropian Valton Jakupin dhe kështu filloi.

Koha News:    Sa i ishte i vështir roli juaj ne Filmin Kodi i Nderit ?

Dijarti:             Po pasi ishte hera e pare ne film, kisha fig dhe tremë pasi isha ne krah te shume artistëve profesional si Xhevdet Doda, Anita Muriqi, Blerim Hasani, Sulejman Lokaj, Margarita Xhepa Selman Jusufi, Adem Zhitopotoku, Alban Goranci e shumë te tjerë. Po ashtu Regjisori Evropian Valton Jakupi më mësonte dhe me jepte kurajë qe ti përballoj çdo vështirësi ne këtë rol filmik.

Koha News:    Roli juaj ka pasur dhune, emocione, dhe dashuri, sa ka qene vështir kjo për ju ?

Dijartii:            Po këtu e kame pasur pak vështir, sepse ka pasur raste ku ka pasur te bertitura ne rol, dhe dhe ne fillim mendoja si te vërteta, por me kalimin e kohës e kuptova se është lojë aktoresh kjo. Por puna dhe sjelljet e Regjisorit Valtonit, shkonte gjithçka ne rregulle me  kohe.

Koha News:    Xhirimet kane zgjatur mbi 3 muaj, sa ka qene vështir për ty?

Dijarti:             Po unë rolin time e kame përfunduar për 14 dite, por për shkak te kohës se limituar, kemi xhiruar gjithherë kohen, prej mëngjesit ora 10:00 dhe kemi përfunduar xhirimet ora 24:00 kuptohet me pauza. Ka qene shume vështir por kënaqësi tepër e madhe te punosh një film me një Regjisor Evropian siç ishte Valton Jakupi, dhe çasti i aktorëve profesional.

Koha News:    Po përkrahjen me te madhe nga kush e keni ?

Dijarti:             Përkrahjen me te madhe kame nga prindërit Bajram&Lumnije Sylejmani, qe njeherit janë edhe producent te filmit. Por asnjëherë pa e harruar ndihmen e madhe qe ma jep regjisori Evropian Valton Jakupi dhe gjithë kompania IFES.

Koha News:    Po planet e juaja ne te ardhmen ?

Dijarti:             Planet janë te vazhdoj me Aktrim, por edhe ta studioj Aktrimin ne Zvicër, dhe kurrë mos ti ndahem Kinematografisë, sepse e dua me shpirt këtë profesion.

Koha News:    Për ne fund keni diçka për të shtuar ?

Dijarti:             Falënderim shume qe gjithherë i ka dhen hapësirë talenteve ose njerëzve te Artit. Faleminderit shumë.