Ansambli Nacional i këngëve e valleve pjesë e manifestimit “Flaka e janarit” 2021

vull

Nën organizimin e SHVL-UÇK, shoqatës “Lëvizja” dhe “Lulet e malësisë”, flakadani i përkujtimit të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë, u ndez në Sheshin Skenderbeu në Shkup. I pranishëm ishte lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti, kryetari i SHVL – UÇK Fazli Veliu, zv.ministri i drejtësisë Bashkim Asani, deputeti Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Çairit-Visar Ganiu, kryetari i shoqatës “Lëvizja” Xhevat Bislimi, sekretari shtetëror në M.Kulturës Valmir Aziri, organizatorët e programit Fatmir Limani dhe Luan Veliu, familjarë të dëshmorëve, veprimtarë të lëvizjes kombëtare, drejtues e përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues të mediave.
Pas intonimit të himnit kombëtarë dhe një minutë heshtje në nderim të të rënëve, prezantuesi i programit, gazetari Bekim Adili ftoi ansamblin duke potencuar se Ansambli Nacional ka një vit që ka vërshuar hapësirën shqiptare me aktivitete të rëndësishme dhe suksesshme! Puna e pandalshme e drejtorit Shkodran Tolaj bën që edhe në këtë temperaturë Ansambli të punojë pika artistike ekskluzive për t’iu bashkangjitur manifestimit tradicional “Flaka e janarit”. Drejtori Tolaj ka vendosur që këngën “Për ju qan janari” me të cilën si solist kishte marrë çmim të parë në vitin 2013 në Gjilan, ta sjellë sot në formë tjetër dhe ekskluzive bashkë me trupën e ansamblit andaj ftoj në skenë drejtorin Shkodran Tolaj të cilit i bashkangjiten solistët Salajdin Miftari, Agron Kalisi e Kastriot Latifi dhe orkestra e ansamblit! Pas këtyre fjalëve u prezantua “Për ju qan janari” duke ngjallur emocione të jashtëzakonshme marrë parasysh dedikimin për Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën. Pas interpretimit orkestra dhe solistët qëndruan në skenë ndërkaq programi vazhdoi me fjalimet që mbajtën të pranishmit.
Më pas u interpretua kënga “Zëri i atdheut” nga dretori Shkodran Tolaj e solisti Agron Kalisi. Kjo këngë pasqyron zërin e ndërgjegjes dhe vetëdijes sonë kombëtare andaj jehoi fuqishëm dhe i dha madhështi sheshit “Skenderbeu”. Në fund të programit të gjithë solistët interpretuan këngën “Udhët e mia” me mesazhin se ëndrrimtarët dhe misionarët janë ata që kanë luftuar për liri dhe bashkim shqiptarë. Shumica e idealistëve edhe vet Bardhoshi, Jusufi e Kadriu ikën me mallin e pashuar për vendlindje. Derisa lideri Ahmeti, kryetari i ShVL- UÇK Fazli Veliu dhe funksionarët tjerë vendosën kurora lulesh në shenjë përkulje për të gjithë të rënët në altarin e lirisë, kënga “Udhët e mia” solli fatin e të mërguarve dhe shpresën e madhe se në një janar të së ardhmes po kaq të ftohtë sa ky, do të kthehen të gjithë shqiptarët në tokat e të parëve!

Ansambli Nacional i këngëve e valleve pjesë e manifestimit “Flaka e janarit” 2021

Nën organizimin e SHVL-UÇK, shoqatës…

Posted by Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V on Saturday, January 16, 2021

Next Post

Ahmeti: Lavdi veprës së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e përvjetorit të 39 të rënies së veprimtarëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se çdo rënie në rrugën e shenjtë të lirisë aso kohe na rriste […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: