DEBATI SI KULTURË

vull

Midis nesh

DEBATI SI KULTURË

 

Debati është një diskutim intelektual në mes të më shumë personave gjatë të cilit shoshitet një problem. Në esencë, çdo debat brenda vetes duhet të ketë kulturë dhe qytetari! Debatet që nuk përmbajnë kulturë janë thjesht përpjekje për linçime, diskualifikime, ofendime, nënçmime dhe synojnë përjashtimin apo margjinalizimin e një personi, të një teze, të një shllime të shëndetshëm për mbarë shoqërinë.

Ndër ne sot kemi mjaftë debate të cilat zhvillohen kryesisht nëpër studio televizive. Këto debate vijnë të influencuara nga institucionet politike, nga partitë, dikasteret qeveritare, parlamentet! Atëherë, sa ka kulturë brenda këtyre debateve! Fatkeqësisht, edhe debatet kulturore i kemi të stërmbushura me politikë, janë skajshmërish shterpe për nga aspekti kulturor. A mund të ketë debat në një studio televizive me panelistë të paguar! Kush paguan? Natyrisht, ai që insiston në përqafimin dhe në shtrirjen sa më të gjerë të tezave dhe synimeve të tij që nuk shkojnë përtej “ideve” oligarke! Bëhet fjalë për debat të kurdisur, të dirigjuar nga “opinionistët” që insistojnë në një rezultat, fundja, tërësisht akulturor: kush është i miri e kush i keqi dhe, për më tepër, ky vlerësim duhet të dalë nga panelistët që paraprakisht paguhen për të folur siç ia do qejfi pushtetit, opozitës apo atij që pagua!

Në gazetarinë e shkruar debatet zhvillohen kryesisht përmes intervistave dhe anketave që zhvillohen mbi një dukuri e me intelektualë të sferave të ndryshme. Edhe në këtë plan debatet tashmë mund të quhen ”të vdekura”! Në nëntëdhjetë për qind të gazetarëve që iniciojnë ndonjë debat gazetaresk, refuzohen nga intelektualët. Ka nga ata (madje akademikë të dëshmuar) që thonë se pyetjet që janë shtruar kërkojnë kohë, sepse mbi secilën pyetje mund të shkruhet një libër! Ose, akademiku refuzon të përgjigjet, meqë pyetjet trajtojnë probleme kombëtare dhe nuk prekin dy romanet e tij që i ka shkruar kohëve të fundit. Madje, ky lloj akademiku ofendon rëndë gazetarin duke e quajtur injorant e mospërcjellës i ngjarjeve kulturore! Në fakt, te kjo shtresë akademikësh i vetmi problem është se në këto forma të debateve nuk ka honorarë, nuk ka pagesë! Akademikët tanë kanë gjetur plotë “opinionistë” që paguajnë për debate të stisur, të kurdisur, që të mbajnë paqtë me pushtetin e mirë me opozitën!

Nuk kemi akoma kurrfarë debati ne mes të krijuesve e kulturologëve me shtresën e klerikëve! Edhe nëse organizohet sa për kurtoazi ndonjë debat, sakaq do të kryqëzohen heshtat: nuk je i denjë të flasësh mbi fenë, apo fol ti për lutje të kota e mos fol për krijimtari e kulturë! Nuk ka kurrfarë debati për hipokrizinë si “religjion” i klerikëve dhe për pseudo-vlerën si “frymë” e krijimtarisë së sotshme.

Asnjë intelektual i kombit nuk dëshiron të debatojë mbi snobizmin, demagogjinë, diletantizmin dhe idiotizmat që sot “intelektualët” tanë të dalë nga shtresat militante-partiake, i manifestojnë në emër të kulturës kombëtare! Debatet mbi kulturën, pa kurrfarë esence kulturor, zhvillohen vetëm sa për t’u lavdëruar se kush ofroi buxhet më të madh e kush dha kontribut historik mbi kulturën kombëtare! Dhe, prapëseprapë, na iku muzika, na ikën vallet, na iku teatri, na iku krijimtaria letrare; prapëseprapë na i “lëshoi toka” mijëra relikte nga trashëgimia jonë kulturore e shpirtërore, na u rrafshuan me tokë qindra objekte me rëndësi historike e kulturore; prapëseprapë, kulturalisht jemi mbrapa, pa pikë interesimi dhe pa pikë gjaku! Medet! /HEJZA/

Next Post

Hisni Shaqiri nesër provomon librin “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”

Nesër do të promovohet libri “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”, e autorit Hisni Shaqiri. Promovimi do të mbahet në hotel “Bushi” në Shkup. Në këtë promovim pritet të marrin pjesë emrat të njohur të politikës dhe letrave shqipe. Ngjarja do të jetë e hapur dhe në të mund të marrin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: