E dua vendlindjen time

vull

Fëmijë të dashur nga të gjitha anët e botës!

Galeria Kombëtare e Maqedonisë së Veriut ju fton të merrni pjesë në projektin më të ri figurativ online të titulluar “E dua vendlindjen time”.

Në këtë projekt mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, të cilët jetojnë në ndonjë shtet të huaj dhe që këtë vit nuk kanë mundësi të na vizitojnë. Projekti do të jetë i hapur gjatë gjithë verës për fëmijë dhe të rinj nga mosha 4 deri në 17 vjeçe. Tema dhe motivi i projektit figurativ duhet të ketë të bëjë me gjërat që e karakterizojnë Maqedoninë e Veriut, kulturën dhe traditën e saj. Në këtë konkurs mund të merrni pjesë me çdo lloj vepër arti dhe teknikë krijuese, pa asnjë kufizim.

Me ndihmën e mediave digjitale do të mund ta na dërgoni krijimet dhe mesazhet tuaja në lidhje me atë që ju lidh ju me vendlindjen tuaj. Kështu mos ngurroni të përdorni gjuhën tuaj artistike për të shprehur kujtimet, të kaluarën tuaj dhe paraardhësit tuaj. Kështu do të kontriboni që të rritet ndjenja e madhe për vendlindjen që lidh shumë fëmijë dhe të rinj nga të gjitha anët e botës, nëpërmjet krijimtarisë artistike.

Ju gjithmonë na kemi befasuar me kreativitetin dhe origjinalitetin tuaj! Edhe kësaj here ju inkurajojmë që të paraqiteni në numër sa më të madh. Krijimet tuaja mund t’i dërgoni në marketing.ngm@gmail.com apo t’i postoni në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, duke bërë tag Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, në këtë postim përdorni hashtag-un e projektit “E dua vendlindjen time” – #EDuaVendlindjenTime.

Krijimet tuaja, si video, vizatime apo fotografi, do të publikohen në rrjetet tona sociale në Facebook dhe Instagram.

Bëhuni pjesë dhe na ndiqni!

Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Next Post

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal sot kan vizituar vendbanimin Kondovë ku janë në përfundim e sipër punimet në fushën e sportit në këtë vendbanim

Z.Bexheti u shpreh se është synim i komunës së Sarajit që të përmirësohen kushtet në shkollat fillore dhe zhvillimin e sportit, kulturës dhe rinisë, meqë këto tri fusha janë në interes për të gjith ne. Në vendbanimin Kondovë janë në përfundim e sipër punimet në fushën e sportit ku me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: