Ekspozita me titull “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe prapë pranverë”

vull

Autizmi në botë, ashtu si dhe në shtetin tonë ka arritur përmasa epidemike. Duke i vëzhguar problemet aktuale me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre në përditshmëri, si dhe faktin se numri i tyre rritet çdo ditë e më shumë, si Galeri kombëtare punojmë me përkushtim të madh për të zhvilluar pozitën e tyre në shoqëri , duke parë suksesin e tyre si suksesin tonë.

Print

Në ambientin autentik të Çifte Hamamit u organizuan punëtori krijuese te të cilat morën pjesë fëmijë të disa shkollave nga Shtipi dhe Shkupit.Kreativiteti i këtyre fëmijëve ka dhënë zgjidhje të ndryshme, duke punuar në lidhjen e materialeve të ndryshme të origjinës organike dhe joorganike. Nga e gjithë kjo punë doli ekspozita e ashtuquajtur “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe përsëri pranverë”. Me anë të këtij projekti Galeria kombëtare e Maqedonisë shënon Ditën ndërkombëtare të personave me autizëm, 2 prill.

Ekspozita do të hapet nga përkrahësi i projektit “Art për të gjithë” – ambasadori i Mbretërisë së Holandës në R. e Maqedonisë se Veriut, z. VauterPlomp dhe nga koordinatorja e projektit, Maja Dimitrova.

Hapja e ekspozitës do të vijojë me një pikë muzikor,  ku do të interpretojë violinist i ri FilipVollkan me program si më poshtë:

  • Vallëzim gjerman – V.A. Moxart
  • Konçertino për violinë dhe piano në a-mol – Oskar Riding

Ekspozita do të mbahet e hapur deri më 12 prill 2019

******************************************************************

Debat me titull “Inkluzioni kulturor i personave me nevoja të veçanta”

5 prill 2019, ora 13:30

Çifte Hamam

 

Në suaza të projektit “Art për të gjithë”, Galeria kombëtare e Maqedonisë për herë të dytë do të organizojë debatin dedikuar aktiviteteve kulturore të personave me nevoja të veçanta. Si rezultat i revoltës shumëvjeçare nga diskriminimi shumëvjeçar dhe margjinalizimi i personave me zhvillim atipik, një nga qëllimet tona është pikërisht përfshirja e këtyre personave në një numër sa më të madh në aktivitete kulturore, sidomos në procesin e krijimit të artit.Proceset dhe ngjarjet e këtilla nevojitet të zgjidhen në mënyrë sistematike në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Ministrinë e arsimit, sektorin joqeveritar, shkollat dhe prindërit, për t’u mundësuar detektimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre, por mbi të gjitha jeta cilësore që nga mosha e re.

Nëpërmjet organizimit të debateve të këtilla dedikuar personave të kategorive më të cënueshme, Galeria kombëtare e Maqedonisë promovon kulturën e pranimit dhe integrimit të këtyre kategorive shoqërore.

Debati do të mbahet në objektin Çifte Hamam më 5 prill 2019, me fillim në ora 13.30.

  • ZnjMillaCarovska, Ministreshë për punë dhe politikë sociale 
  • z. Enver Husejin, sekretari shtetëror, Ministria e Arsimit dhe Shkencës
  • Dr. Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e Galerisë kombëtare të Maqedonisë 
  • Z. DragiCelevski, Këshilltar shtetëror i Avokatit të popullit 
  • Prof. Ibrahim Bedi, Fakulteti i arteve figurative, Shkup 
  • Prof. VlladimirMartinovski, Katedra e letërsisë së përgjithshme dhe krahasuese në Universitetin Shën Qirili dhe Metodij, Shkup
  • IvanaVasilevskaPetrovska, defektologe, MNZA

Pjesëmarrësit dhe mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë ekspozitën “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe prapë pranverë” të krijuar nga fëmijët me autizëm si dhe të shohin videon e shkurtër të krijuar gjatë punëtorive krijuese, nga KirillShentevski.

Next Post

Ambasadori i Bullgarisë viziton Komunën e Strugës

Sot, në Komunën e Strugës, Kryetari Ramis Merko sëbashku me kabinetin e tij mirëpritën Ambasadorin e Republikës së Bulgarisë z. Angel Alexandrov Angelov. Në takim u bisedua për iniciativën e disa projekte të përbashkëta në bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë, si dhe për sferat e mundshme të bashkëpunimit në të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: