Ekspozitë retrospective monografike nga Rexhai Hyseni

vull

Rexhai Hyseni ka lindur në fshatin Mateç në vitin 1958, ka kryer Shkollën e Pedagogjisë në Shkup. Bazat e artit figurativ i mori në Shkollën Pedagogjike dhe nga mësimet e Kiro Karaxhës. Pas pauzës disavjeçare ku mori pjesë në disa shkolla fillore, vazhdoi të formohej në Akademinë Pedagogjike te profesori Vangell Koxhoman. Këtu merr njohuritë e para të pikturimit klasik në shenjën e “shkollës së vjetër të pikturës” e cila transmetonte shkathtësitë pa pikë egoizmi, si dhe mënyrat për zotërimin e teknikave të pikturës, zbulimin e “sekreteve të vogla të mjeshtërve të mëdhenj” , zotërimin e elementeve të artit figurativ dhe integrimin e tyre në një dorëshkrim vetjak.

Gjatë jetës së tij ka realizuar shumë ekspozita dhe ka marrë pjesë në disa të tjera grupore. Është fitues i  Çmimit të Nëntorit të qytetit të Kumanovës në vitet 1976 dhe 1995. Çmimi Kombëtar “23 tetori” i është dhënë në vitin 2016.

Mbi krijimtarinë e artistit, në botimin monografik, gjendet dhe teksti autorial i historianit të artit z. Goce Bozhurski, i cili për vite të tëra ka hulumtuar veprimtarinë e Rexhai Hysenit. Botuese e monografisë është Galeria Kombëtare e Maqedonisë së Veriut, e mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Në këtë ekspozitë do të ketë rreth dyzet krijime vizatimore, të periudhave të ndryshme kohore dhe teknika në të cilat ka krijuar dhe Rexhai Hyseni. Të gjitha këto do të qëndrojnë në ambientet e Çifte Hamamit deri më datën 9 tetor 2019. Organizator i kësaj ekspozite është Maja Kërstevska, kuratore e lart.

Në hapjen e ekspozitës do të drejtohet drejtorja e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, dr. Dita Starova Qerimi. 
Next Post

Miloshev: Gjatë këtyre viteve kemi kthyer besimin në sistemin e shëndetësië

Në debatin e sontëm në ‘Click plus’ ku është debatuar mbi shëndetësinë në vend i ftuar ishte dhe sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë Vladimir Miloshev i cili e ka elaboruar gjithë situatën në këtë dikaster si një prej më të ndieshmëve në vend pasiqë problemet më të mëdha kohës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: