Në Galerinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut (objekti “Malla Stanica”) në 21 maj (e martë) me fillim në ora 20.00, do të hapet ekspozita e fotografisë “FRAUENKIRCHE – foto tregim” i fotografit të mirënjohur maqedonas Aleksandar Kondev.
Foto tregimin mbi katedralen Frauenkirche në Dresden, Aleksandar Kondevi e nis në vitin 1998 për plot 20 vjet – deri në vitin 2018. Gjatë kësaj periudhe Kondevi fotografon disa herë “kthimin e jetës” në këtë katedrale, e cila përndryshe është pothuajse e shkatërruar nga bombardimet e shteteve fqinje në muajt e fundit të Luftës së dytë botërore.
Ky projekt, sipas karakterit të Kondevit, përfaqëson një sfidë në vetvete duke u nisur nga disa aspekte të caktuara, dy nga të cilët janë fokal: rikonstruktimi i katedrales Frauenkirche dhe foto-tregimi i artistit mbi këtë proces.
Sigurisht, në të dyja këto aspekte vjen në pah theksimi i fuqisë (tashmë të harruar) të fotografisë, por edhe “përdorimi” i saj në kontekstin bashkëkohor të krijimtarisë. Duke pasur në mendje këtë gjë, kjo ekspozitë rreket t’i “dokumentojë” të dyja këto procese njëkohësisht: rrjedhën e rikonstruktimit të kishës katedrale dhe interpretimit subjektiv të këtij rikonstruktimi si një projekt i pavarur, “në proces e sipër” nga autori Aleksandar Kondev. Fotoaparati i Kondevit, i përfshirë krejtësisht në këto procese, selekton – nga plane më të gjera (“informuese”), elemente duke nisur nga detajet dhe konstruktimet e vetëmjaftueshme arkitektonike e deri te ajo, pa të cilën një objekt fetar nuk do të ishte ajo çfarë është.
Kuratori i këtij projekti është kuratori i lartë, Zllatko Teodosievski i cili njëkohësisht do të jetë i hapur për publikun më të gjerë deri në 11 maj, 2019.
You must be logged in to post a comment.