Jehona e Malësisë, uron 28 Nëntorin: Gëzuar shqiptarë, kudo ndodheni!

Kohanews Admin
0 0
Read Time:2 Minute, 39 Second

Kombi shqiptar, si asnjë komb tjetër në botë, i ka të kondensuara datat historike në një vend, datat që lidhin shekujt, idealet dhe krenarinë kombëtare. Kombi shqiptar ka një datë që i bën bashkë të gjithë shqiptarët, pa dallim, kudo jetojnë ata.
Kjo ditë madhështore, është 28 Nëntori!

Në këtë ditë, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 1443, u kthye në Krujë, si fitimtar. U kthye në vatrën stërgjyshore, në trojet e Arbnit, me shqiponjën dykrenore, së bashku me principatat dhe fisnikërinë arbërore, do shkruante historinë më të shkëlqyer që njihte atëbotë Evropa. Ai korri 24 fitore kundër armikut otoman shumë herë edhe më në numër, edhe më mirë të armatosur. Kaloi në amshim i pamposhtur.

Në këtë ditë, më 1912, plaku i Vlorës, Ismail Qemali, pas një jete të tërë angazhimi për atdheun e kombin e tij, ishte i ngarkuar nga atdhetarët e të gjitha trojeve, me praninë e delegatëve të të gjitha krahinave të kombit, e valëviti flamurin e Skënderbeut. Ai flamur, u rikthye në trojet e veta, edhe pse të cunguara, erdhi si shqiponjë e pamposhtur, për të dëshmuar se përfaqëson kombin fisnik e të lashtë që në gjenin e tij, nuk e kishte as grabitjen e trojeve të huaja, as dredhitë diplomatike.

Në këtë ditë, 1955, Shaban Jasharit i lindi djalë, Ademi. Adem Jashari, do ta ndjente më qartë se çdo atdhetar, kushtrimin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Më qartë se të gjithë ne, e lexoi porosinë ndër shekuj, thirrjen e lirisë, thirrjen e atdheut, për ta çliruar nga okupatori serb. Ai, me heroizmin që vetëm legjendat mund ta kenë, një histori e papërsëritshme, me tërë familjen ia vuri gjoksin hasmit barbar, për ta ngritur një komb, për ta ngritur një botë për të drejtën tonë për liri, për çlirim. Rënia e tij heroike, do të dëgjohej edhe në kancelaritë më miqësore prej se është krijuar bota për shqiptarët. E dëgjuan pasardhësit e Presidentit Washington dhe Wilson, e dëgjoi Presidneti Clinton, dhe tërë bota demokratike u rreshtua krah nesh.

Në këtë ditë, më 1997, do të dali publikisht, ushtria më e suksesshme në botë, e cila për 18 muaj nga shfaqja, i arriti qëllimet e veta. Kjo ushtri ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila fitoi zemrat e kombit shqiptar, fitoi zemrat e të gjithë liridashësve në botë, fitoi zemrat e miliona njerëzve në tërë botën, për pastërtinë e luftës, për të drejtën që morën përsipër për t’u çliruar, për të krijuar shtetin e dytë shqiptar. Kjo ushtri, në radhët e saj, do të ketë ushtar nga të gjitha trojet etnike, me zotimin se të gjithë do të vdesin, deri në çlirimin përfundimtar.

Andaj, ne shqiptarët, të gjitha gëzimet e formatit nacional, të formatit më të lartësuar me heroizëm dhe vepra të pashlyeshme të krenarisë kombëtare ndër shekuj, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, deri te paraqitja e UÇK-së, janë ngjarje që 28 nëntorin e bëjnë madhështor, e bëjnë datë të papërsëritshme për të gjithë shqiptarët, kudo jetojnë.

Me këtë rast, Jehona e Malësisë, i bashkohet me zemrën plot, kësaj feste madhështore, duke përshëndetur, duke përgëzuar dhe duke uruar çdo shqiptar: Gëzuar shqiptarë 28 Nëntori, gëzuar shqiptarë kudo jetoni. Gëzuar, urime 28 Nëntori!

Shoqata “Jehona e Malësisë”-Michigan

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Bashkim Murtezi zgjidhet kryetar i Alternativa në Kumanovë

Në Kuvendin e degës të mbajtur me datë 27.11.2021, prej shumicës së kuvendarëve, Bashkim Murtezi u zgjodh kryetar i Alternativës në Kumanovë deri në kongresin e partisë. Përndryshe, Bashkim Murtezi ka qenë kryetar i nëndegës së Alternativës në Lagjen e trimave si dhe shef shtabi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: