Ministri i Kulturës, Ademi, mori pjesë në koncertin e tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj

vull

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dje në Operën dhe Baletin e Maqedonisë mori pjesë dhe i përshëndeti të pranishmit në koncertin gala të tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj. Në koncert bashkë me Lahaj interpretuan edhe emrat e tjerë të shquar si sopranoja nga Rusia, Venera Gimadieva, baritoni Kiril Manollov dhe mexosopranoja Marika Popoviq. Koncerti gala u mbajt në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit „Skena e muzikës serioze shqiptare“, nën organizimin e Shoqatës „Alegreto“.

Maestro Lahaj sot do të mbajë edhe mastër klasë për artistët e rinj. Ramë Lahaj është njëri nga këngëtarët më të shquar të gjeneratës së tij dhe është fitues i mirënjohjeve prestigjioze të operës. Rregullisht interpreton me interpretues të njohur botërisht në skenat e operës nëpër botë, në Paris, Moskë, Helsinki dhe në shumë vende të tjera.

Next Post

OSMANI: SI ANËTARËT ASHTU EDHE KANDIDATËT PËR BE, KANË DETYRIM TË PËRBASHKËT TË KRIJOJNË NJË EVROPË MË TË SIGURT DHE MË STABIL

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Portugalisë mbajti takim me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos. Në takim u hapën temat për mbështetjen nga ana e Portugalisë për integrimet evropiane të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: