Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, e hapi Festivalin e këngëve dhe valleve tëstilizuara „Këngë jeho“

vull

Dje në Strugë filloi Edicioni i 28-të i Festivalit  Ndërkombëtar  të   këngëve dhevalleve të stilizuara të popullit shqiptar „Këngë jeho“. Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e vetpara mysafirëve të pranishëm theksoi se zhvillimi i një kombi matet me ngjarjet kulturoredhe se pikërisht ky festival, i cili me vite të tëra i bart vlerat tradicionale dhe kulturore,është njëri nga festivalet më të rëndësishme për qytetin e Strugës.

 

  • Ky është viti i 28-të me rrallë se si Struga është organizatore e festivalit të artitfolklorik shqiptar  „Këngë  jeho”.  Kjo  i bie se ky  festival   tashmë   matet  me  parametrashekulli, sepse e ka kaluar një çerekshekulli. Dhe, kalimi i kësaj moshe nënkupton edhepjekuri dhe vlerësim ndryshe për punën e bërë. Ky festival e ka kaluar tashmë këtë testtë kohës dhe nuk matet më vetëm për nga entuziazmi dhe vullneti i mirë, as vetëm përnga vitet që i numëron, por aq më shumë matet me vlerat që i sjellë – theksoi ministri iKulturës.Ai shtoi se sa herë që flasim për Festivalin “Këngë jeho”  duhet ta ndërmendimedhe faktin se një ngjarje e këtillë kulturore është, në një mënyrë, konservimi i shpirtit tëkombit dhe i kultivimit të folklorit të pasur të popullit shqiptar si pjesë e trashëgimisëkulturore botërore

.Në fund, ministri Ismaili të pranishmëve u uroi çaste të këndshme në ndjekjen einterpretimeve të shoqatave folklorike nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe nga vendinë tri mbrëmjet e festivalit.

 

Next Post

Forumi i Bashkëinvestimeve dhe Rrjetëzimit/Lazim Destani: Ja si mund të nxisim e realizojmë projektet strategjike

Për dy ditë me radhë, në datat 5 dhe 6 korrik 2019, u mbajt në Prizren, Kosovë, Forumi i Bashkëinvestimeve dhe Rrjetëzimit, i thirrur nga organizata Germin, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe partnerë të tjerë. Në këtë forum, morën pjesë 60 biznese nga diaspora dhe vendet tjera, si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: