Ministri Ismaili e mbështet Festivalin e Fëmijëve “Litera”

vull

Ministri Hysni Ismaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Ilustrimit për Fëmijë “Litera”, nga Qendra për Komunikim Vizual dhe Shërbime Grafike “Efektiva”.

Festivali i cili i kultivon vlerat shoqërore dhe me konceptin e tij e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e festivaleve të këtij lloji në botë mbështetet në Programin Vjetor të Ministrisë së Kulturës si njëri nga projektet që është me interes nacional.

Në takim u bë fjalë mbi aktivitetet që janë në vazhdim e sipër për festivalin e ardhshëm, të cilat janë në drejtim të promovimit dhe afirmimit të letërsisë dhe ilustrimit të fëmijëve, zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë dhe inteligjencën emocionale te fëmijët që në moshë të hershme.

Next Post

Fakulteti Pedagogjik i UT-së e thellon bashkëpunimin me shoqatën zvicerane Arsimi – Bildung

Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës e vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me shoqatën Arsimi – Bildung. Në kuadër të këtij bashkëpunimi frytdhënës, më 19. 9. 2019, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës qëndruan për vizitë pune anëtarët e kësaj shoqate, të udhëhequr nga kryetari i saj, Dr. Christian Zindel. Me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: