Ministria e Kulturës me faqen e internetit të ridizajnuar

vull

Informatat më të reja lidhur me punën e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë do të mund t’i gjeni në faqen e internetit të ridizajnuar të Ministrisë www.kultura.gov.mk .

Përveç dizajnit të ri, në faqen e internetit janë vendosur edhe informatat që kanë të bëjnë me: kuadrin udhëheqës dhe vendosjen organizative të Ministrisë, aktivitetet e institucionit, legjislativin, çmimet shtetërore, konkurset aktuale dhe rezultatet e tyre, informatat dhe njoftimet për ngjarjet ditore në institucionet nga sfera e kulturës, kontaktet me të punësuarit sipas veprimtarive.

Përmbajtjet e faqes së re të internetit të Ministrisë së Kulturës janë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa paralelisht do të publikohen edhe në gjuhën angleze.

Faqja e re e internetit do të mundësojë qasje më të mirë për qytetarët në të gjitha informatat lidhur me punën e Ministrisë.

Next Post

Azem Sadiku i PDSH-së:Nuk kemi marrë vendim nëse do të dalim me kandidat për president

Deklaratë e Nënkryetarit të PDSH-së, Azem Sadiku “Ne ende nuk kemi marrë vendim nëse do të dalim me kandidat për president, por mbisundon ideja të mos nxjerrim kandidat tonin partiak. Një gjë është e sigurtë, kandidati shqiptarë nuk fiton dhe është detyrë e jona që të maksimalizojmë peshën e votës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: