Ndreko Dj, artisti më i kërkuar i momentit, performancat në skenë me emrat më të kërkuar të momentit

Kohanews Admin

Ai është një nga Disk Joker-ët më të kërkuar shqiptar. Ndreko Dj luan muzikë më clubet më të njohura dhe me artistët më në zë. Ka studiuar në një fushë tërësisht ndryshe nga ajo e muzikës por ai ndihet i lidhur 100% me muzikën dhe kënaqësinë që i dhuron kur luan në skenë. Njihuni me Ndreko Dj sepse do dëgjoni shpesh për të në të ardhmen, për muzikën që bën ai e sigurtë që po…!

– Ndreko Dj emri i artit, por kush është pas këtij emri?

-Quhem Ernis Ndreko, por më së shumti më njohin si Ndreko prej emrit që përdor si dj/artist. Aktualisht jetoj në Tiranë, ku kam kryer edhe studimet për Inxhinieri- Mekatronike në Universitetin Politeknik të Tiranës.

-Si u gjet Ndreko Dj me muzikën?

Unë kam qenë një nga ata fëmijë që çdo këngë që dëgjoja, e mësoja dhe e këndoja. Kam marr pjesë në çdo event artistik gjatë viteve të shkollës fillore dhe gjimnaz, por nuk më shkonte shumë këndimi them të drejtën. Me muzikën elektronike jam njohur nëpërmjet radios. Ishte e vështirë të gjeje autorësinë e këngëve që dëgjoja dhe detyrohesha të mësoja oraret, kur luheshin e më pas t’i ridëgjoja. Më pas u njoha me internetin dhe gjithçka u bë më interesante, pasi aty lindi dhe dëshira për t’u bërë Dj dhe Performer.

– Sa kohë ke që luan muzikë?

Ka ardhur si një pasion dhe u kthye profesion me kalimin e kohës. Nuk mund të them një datë të saktë po le të themi që kam më shumë se 10 vjet që e praktikoj.

– A është muzika hallka më e fortë e jetës tënde profesionale?

-Po, është.

– Me cilin nga personazhet publike ke performuar nëpër evente?

-Pyetja më e thjesht do të kishte qenë besoj, me cilin nuk kam performuar. (qesh) Jeta e natës në Tiranë është shumë aktive edhe të performosh me artistët më në zë të momentit, është e pashmangshme. Do të kisha pasur dëshirë t’i përmend të gjithë, por do të veçoja dj ndërkombëtar si Ummet Ozcan, Moguai, Thomas Newson, MOTi si dhe kengetaret shqiptar Noizy, Dafina Zeqiri, Capital T, Mozzik, Loredana, Tayna edhe shumë të tjere, por nuk na ngel hapësirë për pyetjet e radhës. (qesh)

– Je vlerësuar në muzikë, për talentin që ke?

Po. Ndodhem aty ku duhet dhe ky eshte vetem fillimi.

– A ka momente kur muzika të lodh dhe nuk do ta dëgjosh fare?

-Vetëm kur fle gjumë. (qesh)

– Cila është muzika që preferohet më shumë në këtë periudhë?

Trendi në rritje është muzika Afro Beat. Ka patur shumë interes gjatë periudhës së verës për ritmin e veçantë dhe energjinë pozitive që mbart. Por nëse flasim për një night party, dominon muzika Electronic Dance dhe House.

– Nëse nuk je në punë në club, ku je?

-Në një club tjetër. (buzëqesh)

– Projekti më i afërt, një miks i ri, një playlist e bere enkas nga ty, kur pritet të vijë në jetë?!

-I kam disa këngë dhe bashkëpunime, të cilat do të lançohen shumë shpejt.

 

https://instagram.com/ndreko_dj?utm_medium=copy_link

Next Post

Zaev merr mbështetje nga Ministri i parë i Punëve të Jashtme, Maleski: Pajtimi dhe e vërteta historike shkojnë së bashku

E vërteta duhet të bëhet udhërrëfyesi ynë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Nuk duhet të ketë devijime prej tij. E vërteta është një nga vlerat e përbashkëta të demokracive. Nëse vjen koha që fuqitë e mëdha të angazhohen drejtpërdrejt në mosmarrëveshjen maqedono-bullgare, politikanët do të kërkojnë ndihmën […]

Subscribe US Now