Në Tetovë do të mbahet Edicioni VII i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

vull

NJ O F T I M

                                          

Të nderuar veprimtarë të artit, të kulturës, të arsimit dhe të shkencës,

Kemi nderin t’ju njoftojmë se Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 10 qershor 2020, në orën 11:00, do ta organizojë Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.

Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto veprimtari:

– Shënimi  i 142-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit;

– Përkujtimi i figurës së At Gjergj Fishtës (1940 -2020), me rastin e 80-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta;

– Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2020; dhe

 Manifestimi i sipërthënë do të begatohet edhe me një program artistik.

Për shkak të pandemisë globale Covid-19 dhe numrit në rritje të të infektuarve, manifestimi i sipërthënë do të organizohet online në faqen zyrtare të shoqatës sonë në facebook:  https://www.facebook.com/shoqatatradita.org/ .

Ju jemi mirënjohës që vite me radhë keni qenë pjesë e rëndësishme e projekteve tona arsimore, shkencore dhe kulturore–artistike. Besojmë se, përmes kësaj platforme, do ta ndiqni edhe manifestimin e sivjetmë.

Me respekt,

Selam Sulejmani

Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”

Next Post

Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udhёheqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit

Nga: Qendresa Nikqi Drejtoresha e fushatës Presidenciale e Presidentit Amerikan Barack Obama, Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin me temën “Udhёheqja dhe Qeverisja Efektive” për strukturat e LDA Balkan (Leadership Development Association). Dr. Ermira Babamusta është një eksperte dhe ligjëruese me përvojë shumëvjeçare në Amerikë, duke qenë pjesë e “Speakers Bureau,” […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: