Nga hapja e ekspozitës Retrospektive të Reshat Ametit

vull

Dje, më 27 tetor 2020, u hap ekspozita retrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti me titull “30 vjet art” në hamamin Daut Pasha. Në hapje, drejtoresha e Galerisë Nacionale Dr. Dita Starova Qerimi theksoi sa vijon:

“Galeria Nacionale, si një shtyllë e artit në vend, e ka kaluar këtë vit në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë globale. Këto kohë janë të vështira për kulturën dhe artin, por misioni ynë në këto kohë duhet të qëndrojë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve, pikërisht duke organizuar ngjarje që shënojnë qëndresën kreative të krijuesve. Këtë mbrëmje, nën protokolle të veçanta, ia kushtuam ekspozitës “30 vjet krijimtari” të mikut tonë të dashur dhe të nderuar, artistit të shquar Reshat Ameti “.

Në hapje morën pjesë përfaqësues të protokollit më të lartë të korpusit politik, Presidenti i Asamblesë së RMV, Z. Talat Xhaferi i cili është një mik i vjetër i Ametit, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, ambasadorë të Shqipërisë dhe Kosovës në RMV, si dhe artistë dhe profesorë në universitete publike dhe private. Reshat Ameti me një ton emocional falenderoi të gjithë për praninë e hapjes, miqtë e tij prej një kohe të gjatë, disa miqësi të vjetra dhe tridhjet vjeçare aq edhe sa zgjat puna e tij artistike.

Për publikun e gjerë, ekspozita është në dispozicion në hamamin Daut Pasha çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10  deri në ora 18. Mirësevini!

Galeria nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Next Post

Kryeministri Zaev: Komiteti i bujqësisë fokusohet në masa sistematike për prodhim të qëndrueshëm bujqësor

Sot u mbajt mbledhja konstitutive e Komitetit të bujqësisë, sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe politikës fitosanitare me të cilën udhëheq Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kryeministri Zaev theksoi se ky trup qeveritar është në funksion të tërësishëm për krijimin e zgjidhjeve sistematike për zbatimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: