PA ILIRI, S’KA HISTORI

vull

Jo “Shqipëri e Madhe”, “Shqipëri Natyrale” as “Shqipëri Etnike”,
Thjesht ILIRI dhe pikë, pse pra t’i mohojmë faktet historike?!
“Shqipëri e Madhe” është “Dardani e Vogël”, pjesëz e Ilirisë.
Kujdes, të mos lejojmë përgënjeshtrim të historisë.

Shiko fjalët Latine dhe Greqishtes së vjetër,
Dokumente, harta, gdhendje në gurë si dëshmi.
Të gjitha kanë kuptim vetëm se në gjuhën ilirishte.
S’ka të vërtetë tjetër, po deshe shko më thellë në histori.

Atë që sot e quajnë “Serbi”, “Greqi”, “Maqedoni” dhe “Mal i Zi”
Dikur ishte Dardani, pjesë e atdheut të paharrueshëm Iliri.
Gjithsesi, vërtet e di që ju për Ilirinë keni shumë njohuri.
Ua rikujtoj, qëllimet arrihen duke punuar me urtësi.

Jo, assesi duke fajësuar tjerët, sharë e kritikuar,
Përndryshe në vazhdimësi kemi për të vendnumëruar.
Ngjarjet e shumta historike le të na shërbejnë si dëshmi,
Jemi të vetmit në Ballkan që tjerëve s’u kemi bërë padrejtësi.

Të fillojmë, patjetër që shprehitë e këqija duhet larguar.
Me besim të forcuar, në emër të Zotit të bashkuar.
Me frikë para Tij, dukshëm të përmirësuar,
Pa vonuar, fitores kemi për t’iu gëzuar.

E di që Iliria nuk është lehtë të jetësohet,
Së paku në këtë drejtim fuqishëm të punohet.
Duhet shtuar përpjekjet drejtë bërjes së Ilirisë,
Me ç’rast, padyshim se do t’i bënim nder historisë.

Nëse sot jo, të përpiqemi që nesër ta rikthejmë tërësisht.
Asgjë tjetër, kërkojmë atë që e uzurpuan padrejtësisht.
Është e vërtetë e pamohueshme, andaj thuaje lirisht.
Jemi Ilir nga Iliria, të vetmit që flasim ilirisht.

Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 23.03.2013
www.facebook.com/samidin.xhezairi

Next Post

“Zmbrapsuni”! SHBA “gjunjëzon” Bashën e Kryemadhin para protestës: Të gjithë para drejtësisë!

Amabsada amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën e opozitës, që do të nisë në orën 18:30. Duke sjellë në vëmendje aktet e dhunës, në protestën e 11 majit, SHBA iu drejtohet direkt krerëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, duke iu kërkuar “të dënojnë publikisht veprimet e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: